"Ne" në vijim i
referohet ekipit të projektit OmegaT. Ekipi i projektit të
OmegaT-së nuk është një kompani ose një trup formal
legal; vetëm një grup vullnetarësh të përfshirë
në projektin OmegaT.
OmegaT është falas,
program memorie përkthimit me kod-të-hapur. Ndërfaqësi i
shfrytëzuesit dhe dokumentacioni origjinalisht janë shkruar në
anglisht. Pasi që programi është i synuar për
përkthyesit në tërë botën dhe jo vetëm vendet anglofone, është përkatëse që
dokumentacioni (dhe, nëse e mundur, programi në vete) të
jetë i gatshëm në gjuhët tjera. Sidoqoftë, pasi
që programi jepet falas dhe nuk shitet komercialisht,
nuk ka resurse për të paguar përkthimet. Në vend të
saj, ata që janë të përfshirë në projektin OmegaT
dhe shpresa që përkthimet që do të ofrohen të para do
të jetë të ofruara të para më me rëndësi
përkthyesit që kanë përdorur OmegaT-në për bindur
për vlerat e tyre në komunitetin e përkthimeve si një
tërësi.
Gjatë kohës së
shkrimit, materiali që duhet të përkthehet përfshin:
Përkthyesit janë
të lirë të nisin sa më shumë ose më pak punë
që ata duan. Në veçanti, doracaku kryesor i shfrytëzuesit
me gjasë merr dy javë për tu përkthyer, dhe disa
përkthyes mund të duan të ndajnë punën e tyre.
1.
Kontakto
koordinuesin e lokalizimit në lin4trans@users.sourceforge.net,
që do të jetë në gjendje t’iu tregoj për
çdo çështje në lidhje me gjuhën tuaj.
2.
Bashkëngjitu
grupit të shfrytëzuesit të OmegaT-së (gjithashtu të
njohur si "OmT") te http://tech.groups.yahoo.com/group/omegat/.
Gjatë procesit të anëtarësimi, ju do të jeni në
gjendje të dërgoni mesazhe të shkurta te moderatorët e
grupeve: kjo është për të mundësuar ata që
të dallojnë shfrytëzuesit e vërtetë nga bërllogjijtë.
Pas
bashkëngjitjes, vizitoni Planin e Lokalizimit të OmegaT te http://tech.groups.yahoo.com/group/omegat/database
> Plani i Lokalizimit të OmegaT-së. Ky plan tregon se
çfarë pune përkthimi/lokalizimi është tanimë
duke u bërë në OmegaT, dhe cilat punë janë në
veprim. Nëse një pjesë e përshtatshme e punës së
gjuhës suaj ende nuk është nisur, ju mund të shtoni
një të hyrë në plan për të treguar ju keni
supozuar përgjegjësinë për të. Qëllimi i
këtij plani është për të parandaluar dy ose më
tepër përkthyes të punojnë në përkthimin e njëjtë
pa qenë në dijeni për të (dyfishim i tentimeve).
3.
Megjithëse
nuk është qenësore, ne rekomandojmë që t’i
bashkëngjituni listës postuesve të lokalizuesve të OmegaT-së
(gjithashtu të njohur si "OmT-l10n") në
https://lists.sourceforge.net/lists/listinfo/omegat-l10n.
4.
Shkarko
skedarët për përkthim. Skedarët e lokalizimit të vet programit OmegaT mund
të shkarkohen nga http://sourceforge.net/project/showfiles.php?group_id=68187.
Përzgjedh "Download" për pakon "Other - L10N projects". Juve
do t’u ofrohen dy pako për shkarkim, "Full"
dhe "Minimal".
Pakoja e
plotë (full) përmban doracakun e
shfrytëzuesit, manualin e nisjes së çastit, tufën e
resurseve të ndërfaqësit dhe skedarit lexomë. Pakoja
minimale përmban skedarët e njëjtë i pakoja e plotë, përveç
doracakut kryesor të shfrytëzuesit. Ju nuk keni për ta
përkthyer një pako të tërë; ju mund, për shembull,
përktheni vetëm ndërfaqësin e shfrytëzuesit (Bundle.properties), ose vetëm tutorialin nisja e çastit.
Nëse
ju doni të përktheni ueb faqet e OmegaT, ju lutemi kontaktoni koordinatorin e lokalizimit (shiko
më lart).
5.
Mund
të ketë edhe versione të vjetra të dokumentacionit dhe/ose memorie
përkthimi (TMX skedarët) të gatshëm për gjuhën tuaj
që janë të dobishme për përkthimin tuaj. Një vendruajtje
është krijuar në grupin OmT në Files > 6-Localizations, por
është e mirë që gjithashtu të pyesni në
listën e lokalizuesve (OmT-l10n) nëse
ndonjë ka ndonjë material referencë që mund të
lehtësoj përkthimin tuaj.
6.
Përkthe
skedarët që ju keni përzgjedhur. E panevojshme të thuhet, ne
do të preferojmë të përdornim OmegaT-në për
punën e lokalizimit të OmegaT-së. Ju sidoqoftë mund të
përdorni softuer tjerë nëse doni.
Shpaketo
zip arkivat e pakos së plotë ose minimale
që ju e keni shkarkuar. Gjatë shpaketimit, skedarët janë
gati për tu përdorur në OmegaT projekt. Juve nuk iu duhet
të krijoni një OmegaT
projekt siç do të duhej normalisht.
Tani ju
keni lirinë në atë se si përktheni. Ju mund të
ndryshoni, përmirësoni, shtoni ose të fshini informata në diskrecionin tuaj. Nëse keni ndonjë pyetje, OmT-l10n lista është vendi më i mirë
për të postuar.
Nëse
dokumenti që ju jeni duke e përkthyer përmban atë, ju lutem
mos përktheni GPL (GNU Public License) ose GFDL (GNU Free Documentation License). Së pari, vetëm versioni origjinal
në anglisht është legalisht i vlefshëm. Një
përkthim mund të ofrohet për informata, por nuk ka
vlefshmëri legale. Së dyti, gjuha juaj është një gjuhë
tepër jo-kryesore, të dy dokumentet
në të gjitha gjasat tanimë janë të përkthyera. Kërko
në ueb dhe me gjasë ju do të gjeni përkthimet.
Ju
lutemi mbani përkthimet e skedarëve HTML në formatin HTML. Formatimi
i HTML-së përmbahet automatikisht kur ju të përdorni OmegaT-në.
Ne jemi të faleminderueshëm për të gjitha përkthimet, por
e thjeshton punë në mënyrë të konsiderueshme nëse
skedarët kthehen në format të njëjtë (për
shembull dhe jo HTML skedarin si Word skedar,).
7.
Pas
kompletimit të përkthimit tuaj, ju mund ta shihni doracakun e
shfrytëzuesit, nisjen e çastit dhe ueb faqet në çdo
aplikacion që është në gjendje të lexoj HTML skedarët, p.sh., ueb shfletuesi
juaj. Skedari readme.txt është një skedar me
tekst-të-thjeshtë që ju mund ta lexoni një redaktor teksti
ose word processor.
Skedari "Bundle.properties" përmban rreshtat për ndërfaqësin e
shfrytëzuesit. Është e mundët për lokalizuesit që
t’i testojnë vetë atë skedar, por procedura
është disi e komplikuar dhe ne jemi në proces që ta
bëjmë procesin më të lehtë. Nëse ju jeni të
interesuar të testoni përkthimin tuaj të ndërfaqësit
të shfrytëzuesit, ju lutemi kontaktoni ekipin e OmegaT për
detajet e procedurës. Ju sidoqoftë mund
të plasoni skedarin Bundle.properties të pa-testuar
.
8.
Plaso
skedarin tuaj të koordinatori i lokalizimit, që do të pasoj atë
te ekipi i zhvillimit për përfshirjen në pasimin pasues të OmegaT-së.
Një ju keni përdorur OmegaT ose ndonjë vegël CAT për
të punuar, ju lutemi na dërgo edhe memoriet tuaja të
përkthimit send (TMX skedarët) së bashku me përkthimin tuaj.
Kjo shumë do të thjeshtoj përditësimin e përkthimeve
tuaja në të ardhmen.
9.
Mos
harroni ta përditësoni Planin e Lokalizimin e OmegaT-së (shiko Hapi
2 i procedurave) për të treguar që ju keni kompletuar
përkthimin e ndonjë version/dokument të veçantë. Njësoj,
nëse ju braktisni punën e përkthimit për ndonjë arsye,
ju lutem përditësoni të hyrën tuaj në planin për
të treguar këtë. Ky aftëson që dokument që ka
të bëj me pasimin për përkthim nga një përkthyes
tjetër.
Në kohën e shkrimit (versioni
1.6.1), OmegaT i gjen gjuhët e sistemi operative që ju jeni duke e
përdorur. Pastaj ai ngarkon ndërfaqësin e shfrytëzuesit dhe/ose
doracakun e shfrytëzuesit në atë gjuhë, nëse
është e gatshme. Nëse ndërfaqësi i shfrytëzuesit ose
doracaku i shfrytëzuesit nuk janë të gatshme në gjuhën
e sistemit tuaj operative, OmegaT rëndom paraqet versionet anglisht.
Nëse OmegaT përmban
një gjuhë që ju doni ta përdorni por që nuk
është gjuha e sistemit operativ, ju mund ta detyroni OmegaT që
ta përdor versionin e dëshiruar duke ndërruar komandën e
nisjes. Komanda e nisjes mund të gjendet në skedarin "omegat"
dhe/ose "omegat.bat" në dosjen që
përmban programin. Komanda normale është:
java
-jar OmegaT.jar
Ndërroje këtë duke
shtuar opsionin gjuhën e shfrytëzuesit dhe gjuhën kodin e
gjuhës korresponduese, p.sh. në rastin në vijim të frëngjishtes:
java
-Duser.language=fr -jar OmegaT.jar
Shumica e dokumentacioni të OmegaT-së
është e licencuar të ri-shfrytëzohet nën GNU Public License (GPL) ose GNU Free Documentation License (GFDL). Ueb faqet nuk janë të licencuara
për ri-shfrytëzim. Asnjë nga këto nuk kanë nevojë
të kujdeseni përderisa ju nuk jeni të interesuar në
çështje të veçanta të të
drejtës së kopjes.
Pasi të plasohet një
përkthim i ndonjë pjese të dokumentacionit të OmegaT te projekti OmegaT, ju autorizoni
projektin OmegaT (të përcaktuar si pronar i projektit) ta ri-shfrytëzoj
nën përmbajtjen e projektit OmegaT. Ju do të akreditoheni si
autor i punës suaj dhe do të emërtoheni si mbajtës i përbashkët
i të drejtës së kopjes.
Marc Prior (koordinator i
lokalizimit)